Në Kakavijë s’raportohen tentativa
për trafik droge prej 14 ditësh

Në Kakavijë s’raportohen tentativa<br />për trafik droge prej 14 ditësh
KAKAVIJE- Ndërkohë që policia vijon aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella në Lazarat dhe të lëndës narkotike që banorët e këtij fshati mbanin në banesat e tyre, një tjetër situatë vihet re në pikën kufitare të Kakavijës. Nga kjo doganë prej 14 ditësh nuk ka rezultuar të ketë patur tentativa për trafik të lendeve narkotike. Këtë e raporton nga kjo pikë doganore gazetari ynë Arsen Rusta, duke u shprehu se rastin më i fundit është ai i ndalimit të dy këngëtarëve grekë, të cilëve iu sekuestruan 63.5 kg drogë.
 
Sipas gazetarit Rusta, masa të përforcuara të policisë vihen re edhe në doganën e Kakavijës, si dhe ka jo vetëm shërbime doganore, por edhe policore.
 
Qytetarët pasi kalojnë në këtë filtër kontrolli, i nënshtrohen një tjetër kontrolli me masa të përforcuara të policisë nga një trupë speciale. Aty kontrollohet me detektor, me kamera sabratori, por dhe me pajisje te cilat sinjalizojnë praninë e drogës.
 
Pas rastit me të fundit të sekuestrimit të drogës, 14 ditë më parë, nga policia kufitare e Kakavijës nuk janë raportuar raste të tjera. Veç kësaj dhe kufiri i gjelbër ka një monitorim të veçantë pasi një listë e personave të Lazaratit të cilët janë në kërkim nga policia dhe të dyshuar si persona të inkriminuar, janë prezent në listën e dërguar në këtë doganë.
 
Të kërkuarit janë vendosur dhe në sistemin TIMS. Dhe nga burime brenda këtij stacioni policor, mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka tentuar të kalojë kufirin me anë të pikës kufitare, por nuk është kapur as në kufirin e gjelbër.
 
Ndërkaq, kontrollet vazhdojnë, ndërsa operacioni i policisë në Lazarat ka bërë që gjatë këtyre ditëve në këtë pikë të kalimit kufitar të mos kalohet drogë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?