Në katër vite ndërroi tre parti
njihuni me deputetin 'shëtitës'

Në katër vite ndërroi tre parti<br />njihuni me deputetin 'shëtitës'
Në katër vite si deputet në Kuvend ndërroi tre parti politike. 

U zgjodh me Partinë Republikane, shkoi te LSI-a dhe në 18 qershor do të garojë për një vend në listat e qarkut të Elbasanit si kandidat për Partinë Socialiste. 

Ky ka qenë rrugëtimi politik i deputetit Luan Duzha, i cili është i vetmi që ka ndërruar plot tre herë ngjyrat e partive në vetëm brenda një legjislature në Kuvend. 
luan duzha
(Luan Duzha, kandidat i PS në Elbasan)

Luan Duzha u zgjodh deputet për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013-të, në qarkun e Elbasanit nën siglën e Partisë Republikane. Por vetëm pas një muaji, ai nuk i ka rezistuar ofertës së Ilir Metës dhe nga partia e djathtë Republikane e Fatmir Mediut, që kishte kaluar në opozitë u hodh në krahët e të majtës LSI, që sa kishte ardhur sërish në pushtet. 

Nga partia e Metës, Duzha kaloi pak muaj më parë te Partia Socialiste, ndërsa në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit renditet i gjashti. 

Mbetet për t'u parë nëse edhe gjatë legjislaturës së ardhshme, deputeti Duzha do t'i qëndrojë besnik PS-së, apo do të vijojë me cirkun   vijojë me ndërrojë flamujt e partive. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën