Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi dhe Itali! Pritet ekstradimi

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi dhe Itali! Pritet ekstradimi

Policia greke - Foto ilustruese

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia është bërë e mundur që të arrestohen në Greqi dhe Itali, teksa pritet ekstradimi për në Shqipëri.

Në Greqi u arrestua nga policia greke Altin Merdani, 45 vjeç nga Memaliaj. Ai u dënua në 2017 nga Apeli i Gjirokastrës me 4 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh, pasi u kap në 2015 bashkë me dy të tjerë duke transportuar 100 kg kanabis. 45 vjeçarit i mbeten edhe 2 vite burgim për të shlyer në Shqipëri.

'-Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi A. M., 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.'

Po në Greqi, u arrestua Elsjabo Dikolli 31 vjeç. Në 2023 Gjykata e Korçës e dënoi me 4 vite e 7 muaj burg për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 31 vjeçarit i mbetet edhe 3 vite e 8 muaj burgim për të shlyer.

'-Në kuadër të operacionit “Dënimi” , u arrestua nga policia greke, shtetasi E. D., 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.'

Sakaq, në Itali u bë e mundur arrestimi i Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi. 49 vjeçarit iu caktua nga Gjykata e Matit masa e arrestit në burg për armbëmbajtje pa leje dhe prishje te qetësisë publike. Natën e ndërrimit të viteve më 2021 ka qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

'-Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi N. K. alias N. T. alias A. K. alias A. K., 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.  Gjatë kontrollit në banesë  Policia i gjeti  armë zjarri, lëndë plasëse  dhe municion luftarak.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë