TIRANË- I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 17 vjet burg për vrasje, Arlind Nuredin Allasufi (Ervis Aliu) ka rënë në pranga në Tiranë.
 
Nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u bë e mundur sot pasdite kapja e 32-vjeçarit, banues në Tiranë.
 
Operacioni për kapjen e tij ka përfunduar rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, në qytetin e Tiranës.
 
Ai është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin për krimin për të cilin është deklaruar fajtor nga drejtësia italiane.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)