Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapet në Tiranë 38-vjeçari i akuzuar për trafik droge në sasi të mëdha

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapet në Tiranë 38-vjeçari i akuzuar për trafik droge në sasi të mëdha

Një i kërkuar nga Interpoli për 'trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha' është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Gjino Lleshajn, për të cilin gjykata e Hetimeve Paraprake të Romës ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

Drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

38-vjeçari shqiptar ka patur rolin e ndërmjetësit, që së bashku me persona të tjerë, i ka dorëzuar një sasi të madhe droge kanabisi një shtetasi italian. Kjo sasi droge më pas është kapur nga policia italiane, e cila ka bërë edhe zbulimin e rrjetit, duke e çuar më pas para gjykatës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë