Në kërkim ndërkombëtar për drogë në Gjermani, arrestohet 36-vjeçari grek në Kapshticë

Në kërkim ndërkombëtar për drogë në Gjermani, arrestohet 36-vjeçari grek në Kapshticë

Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është ndaluar këtë të shtunë nga policia e kalimit kufitar në Kapshticë, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të krimeve që lidhen me drogën .

Policia bën me dije se në pranga është vënë Dimitris Pavlidis 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi,  ndërsa ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg,  në Gjermani .

Mësohet 36-vjeçari në hyrjen e  pikën e kalimit kufitar nuk kishte deklaruar disa pajisje elektronike në kufime qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Ndërkohë, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik kanë referuar materialet proceduriale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Korçë dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Njoftimi i plotë i policisë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Krime që lidhen me drogën". Po ky shtetas në hyrje të kufirit shqiptar nuk deklaroi disa pajisje elektronike, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi Dimitris Pavlidis 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën".  Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë