Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Një 23-vjeçar, banues në Fushë-Arrëz, është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe emigrim të paligjshëm.

23-vjeçari Sokol Myftaraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.

'Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.  Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.  23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.   Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK