Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim kompjuterik, arrestohet në Itali i shumëkërkuari, në pranga edhe një tjetër italian i kërkuar! Priten ekstradimet

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim kompjuterik, arrestohet në Itali i shumëkërkuari, në pranga edhe një tjetër italian i kërkuar! Priten ekstradimet

Foto ilustruese

Dy italianë të kërkuar nga autoritetet shqiptare janë vënë në pranga në Itali ndërsa pritet ekstradimi i tyre. Bëhet fjalë për italianin Alesandro Locatelin dhe Stefano Botturan. Dy të shumëkërkuarit nuk kanë pasur kurrfarë lidhje me njëri-tjetrin në Shqipëri, por akuzohen për vepra të ndryshme penale si dhe janë të dënuar nga Gjykata e Tiranës.

Alesandro Locateli është shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit në Tiranë dhe është i dënuar me 7 vjet burg për pastrim parash kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij tij, në Itali.

Stefano Bottura është vënë në shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 9 vjet burg për mashtrim kompjuterik.

Me anë të një skeme mashtrimi, ai krijoi në Shqipëri një kompani me të cilën kryente disa transaksione ku luante me shifrat.

Në këto transaksione, shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

Në pranga ka rënë edhe një shqiptar në Amerikë. Bëhet fjalë për Elton Dakën i cili në vitin 2013 kur ushtronte detyrën si avokat mashtronte klientët e tij duke u marrë paratë dhe nuk i zgjidhte çështjet.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre italianëve drejt vendit tonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Amerikë ‘juristi’! Në 2013 merrte paratë nga klientët dhe nuk u zgjidhte çështjet

1690902182_Capture43.png

Një tjetër i kërkuar nga autoritetet shqiptare është vënë në pranga në Amerikë. Bëhet fjalë për Elton Dakën. Në vitin 2013, kur ushtronte detyrën si avokat u merrte familjarëve paratë dhe nuk u zgjidhte çështjet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie