TIRANË- Ardjan Nexhipi alias Ardian Alliaj është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit 'Muzgu', pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
51-vjeçari lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë është arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe është prangosur në rrugën e Dibrës në kryeqytet.
I arrestuari pritet që pas veprimeve proceduriale të ekstradohet drejt Italisë.
Komento