Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

I arrestuari është identifikuar si Korab Halilaj.

44-vjeçari pritet të ekstradohet në Australi.

Operacioni u kodua 'Kontinenti'.

"Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin Korab Halilaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët", informoi sot policia.