Një 28- vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës me qëllimin ekstradimin drejt Spanjës.
Arrestimi i 28 vjeçarit Kristo Biba, u bë pasi ai është akuzuar nga autoritetet spanjolle për trafikimin të lëndëve narkotike, në kudër të opereaciponit policor të koduar “Operacionalja 8.
“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Komente







