Dy kushërinjtë Niko (Faslli) Sina dhe Afrim (Andon) Sina, nga Dibra, të dënuar për vrasje u ekstraduan mëngjesin e kësaj të premteje nga vendi ynë drejt Italisë.
Ata zbarkuan në Aeroportin e Fiumicino në Romë të shoqëruar në pranga nga agjentët e Interpolit të Italisë dhe Shqipërisë.
Kushërinjtë akuzohen se në shtator të vitit 1999, kanë vrarë një shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Lajmi kryesor:
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali, ekstradohen nga Shqipëria drejt vendit fqinj dy kushërinjtë e dënuar për vrasje (EMRAT)







