Kukës - Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë është arrestuar nga blutë e Kukësit në fshatin Borje.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 24-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Kosovës.

“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:  

S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit”, thuhet në njoftim.