Në GJKKO u mbajt seanca e parë e themelit për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja, të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjyqtarja e themelit Atalanta Zeqiraj konstatoi se te pandehurit për shpërdorim detyre nuk kishin bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancë paraprake.
Dy zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 2.7 milion euro, ku për ndërtimin e dy rrugëve, rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit dhe pa kryer aplikimin në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë.
Prokurori i SPAK Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim dhe kërkoi të thirren në proces 10 dëshmitarë si dhe bëri me dije emrat që janë pyetur gjatë kësaj kohe në cilësinë e personave që kanë dijeni. Gogaj po ashtu, iu referuar edhe një ekspertimi që është kryer ne zbatim edhe te detyrave të lëna nga gjykata, ku është konstatuar dëmi ekonomik që dy zyrtarët i kanë shkaktuar buxhetit.
Në gusht të vitit 2025, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me atë “detyrim paraqitje” për Byberin dhe nënkryetarin Kërrnaja.
Komente











