Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjermani me qëllimin ekstradimin në vendin tonë.

Gjykata e Vlorës i ka caktuar Hito Musaj,“Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas bluve Musaj nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

H. M., 60 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale".  

Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit H. M., në Shqipëri.