I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve

TIRANË - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.

Në bazë të ligjit “Antimafia”, hetimet kanë konfirmuar se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara dhe dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale. Pasuritë përfshijnë toka, ndërtesa dhe automjete në qytetet Pogradec dhe Elbasan, si dhe një subjekt ekonomik me aktivitet “Lavazh Bar-Kafe”.

Në total, këto 10 pasuri janë në pronësi të Florenc Çapias dhe personave të lidhur me të, duke përfshirë familjarë të tij. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin përfundimtar të këtyre pasurive.

Pasuritë e sekuestruara me vendimin e 9 dhjetorit 2022, për të cilat kërkohet konfiskim:
Tokë (arë) me sipërfaqe 500 m², në Udenisht, Pogradec, në pronësi të Ferit Muçës.
Ndërtesë ekonomiko-sociale, njëkatëshe, me truall 36.2 m² dhe ndërtim 25.73 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias (babai i Florenc Çapias).
Tokë, truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 1,756 m², truall 450 m² dhe ndërtesë 214 m², në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias (prindërit e Florenc Çapias).
Godinë banimi, truall 498.8 m², ndërtim 293.8 m² (dy kate dhe një kat nëntokë), në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias.
Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m² dhe ndërtesë njëkatëshe 120 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muçës.
Tokë (arë), me sipërfaqe 720 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 764 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Tokë (arë), me sipërfaqe 1,380 m², në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Fejzulla Ramazan Çapias dhe Xhemile Bajram Çapias.
Automjet, marka Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2008.
Subjekti ekonomik “Fejzulla Çapia” (P.F.), me aktivitet “Lavazh Bar-Kafe”, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Njëherësh ndaj Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lajmi ne perditesim...

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.6 të vitit 2022.

Ky procedim pasuror u rregjistrua në bazë të hetimit penal në ngarkim të shtetasit Florenc Çapia, i dyshuar për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.70/2017 janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë* e luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit Florenc Çapia dhe personave të lidhur me të. Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të subjektit Florenc Çapia.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.
  2. Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
  3. Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).
  4. Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
  5. Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.
  6. Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
  7. Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
  8. Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
  9. Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.
  10. Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

G.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku