Në kërkim për kanabis, i kërkuari
kapet në kullën e prindërve/Emri

Në kërkim për kanabis, i kërkuari<br />kapet në kullën e prindërve/Emri<br>
Policia ka njoftuar se ka kapur në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të tij, një shtetas i shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Masa e sigurisë ndaj tij është për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Matit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kulla”.

Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Alban Gjegji, 43 vjeç, lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.

s.k/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin