Në kërkim për kanosje, ndalohet 29-vjeçari në Shkodër

Në kërkim për kanosje, ndalohet 29-vjeçari në Shkodër

Foto ilustruese

SHKODËR- Një 29-vjeçar është ndaluar në Muriqan, pasi ishte I shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme për 29-vjeçarin A.I do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.   

Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 60 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar shtetasja D. H., 59 vjeçe, banuese në Pukë, ka se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën