Shkodër- Dy persona në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kultivim të bimëve narkotike. Sipas bluve në bashkëpunim me familjarët e tij ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin  S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike,  kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë një 64-vjeçar është arrestuar pasi një vit më parë ka dëmtuar stallën në pronësi të një shtetaseje, si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e një personi tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.