Rusia e kërkon për mashtrim, arrestohet në Rinas neurokirurgu rus anti-Putin! Gjykata e Tiranës e lë 15 ditë në burg! Vendet e BE refuzuan ekstradimin

Vizita në Shqipëri për mjekun 57-vjeçar rus Aleksandër Bobovnikov, nuk rezultoi vetëm turistike dhe për të festuar ditëlindjen me një shok, ashtu siç e kishte planifikuar.  Ai është ndaluar nga policia në Aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi i tij i cili e akuzon për një mashtrim 200 mijë euro.

Gjykata e Tiranës vendosi vetëm 15 ditë burg për neurokirurgun Bobovnikov,  teksa është në pritje të një përgjigje të Ministrisë së Drejtësisë nëse jemi përpara përndjekje politike nga shteti rus apo jo. Në vendimmarrjen e Gjykatës ndikoi edhe një vendim i autoriteteve italiane të cilat e lanë të lirë 57-vjeçarin nga Rusia, duke e konsideruar çështjen politike.

Avokati shqiptar Ardian Visha por edhe një mbrojtës gjerman Boris Hoffman që erdhi në Shqipëri me mikun e tij Bobovnikov, thanë se shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar nga Rusia është politike dhe se akuzat për mashtrim nuk kanë asnjë  bazë.

Më herët mjeku 57 vjeçar, i cili ka shtetësi izraelite, është ndaluar në Firence por gjykata italiane e ka liruar dhe  ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij pasi Bobovnikov është shprehur kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare. Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg.

Sipas asaj që është përcjellë nga Rusia, Bobovnikov ka marrë mbi 18 milionë rubla ruse, afërsisht 200 mijë euro, nga një burrë tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 30/05/2024 13:37

    lereni rehat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!