Në kërkim për mashtrim, por hyri në Big Brother, Liam Osmani u fut nga Rinasi pasaportë gjermane

Në kërkim për mashtrim, por hyri në Big Brother, Liam Osmani u fut nga Rinasi pasaportë gjermane

Liam Osmani

Policia u suprizua mbrëmjen e të shtunës, 2 mars 2024, teksa një person që e kishte në kërkim kishte hyrë në Rinas dhe u shfaq live në një spektakël televiziv. Liam Osmani 44 vjeç erdhi nga Gjermania për të të luajtur në shtëpinë e Albania Vip 3, por që u arrestua pa kaluar as 24 orë nga hyrja në këtë program.

Liam Osmani rezulton i dënuar në 23 shkurt 2022 me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim, teksa ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani për të cilat nuk ka kryer pagesat në shumën 6000 euro.

Por 44 vjeçari para se të shfaqej në ekranin e televizorit kishte 10 ditë që qëndronte në Shqipëri prej momenti kur ka hyrë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me pasaportë gjermane duke i shpëtuar edhe sistemit TIMS.

Sipas avokatit të tij, Liam Osmani nuk kishte dijeni për dënimin. Sipas tij ai jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë autoriteteve të Gjermanisë për ta kërkuar ose njoftuar.

Edhe vetë 44 vjeçari para hetuesve ka thënë se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave