DURRËS- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.F është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.