Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. 35-vjeçari Sokol Bërdëllima u arrestua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po cfare kapje thoni ju,ai do kete ardhe me deshire se do te fitoj nga amnistia deri ne 4 vjet burg.
Përgjigju