Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për shitje të narkotikëve është arrestuar nga policia në fshatin Pluk të Lushnjës.

Andi Bakiasi është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burgim.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”.    

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi:

-Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

________________