Në kërkim për shpërdorim detyrë, arrestohet në Sarandë ish-shefi i policisë

Në kërkim për shpërdorim detyrë, arrestohet në Sarandë ish-shefi i policisë

Adrian Nuha, ish-shef policie

Adrian Nuha me detyrë ish-shef policie është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

64-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Elbasanit me vendim të datës 9 korrik, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Adrian Nuha ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.

‘Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: -A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar