Atentati i dështuar në Shijak ndaj Dashamir Gjokës në 2017, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 37-vjeçari

37-vjeçari Enkel Kërtalli është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte në burgun e Spanjës pasi së bashku me vëllanë e tij Morel Kërtalli tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashmir Gjokën në vitin 2017.

Dy vëllezërit qëlluan me breshëri plumbash ndaj makinës së Dashamir Gjokës, mjeti i së cilit ishte e blinduar dhe asnjë prej plumbave nuk ka depërtuar në brendësi.

Makina drejtohej nga vet Dashmair  Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij.

Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.

Report TV zbardhi edhe dëshminë e Dashamir Gjokës që ka dhënë në Polici në vitin 2017.

 “Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua.

Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, - është shprehur Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë në Polici.

Kush është Dashamir Gjoka

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash.

Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij.

Kujtojmë se kapja e dy vëllezërve u bë e mundur pas 5 vitesh në arrati. Vëllezërit u arrestuan në Spanjë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë