SHKODËR- Një turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar teksa po tentonte të futej në Shqipëri përmes piskës së kalimit kufitar në Muriqan. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Azat Oncel, i dënuar nga autoritetet turke për trafik droge.
Oncel rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg, ndërsa i ka mbetur edhe 10 vjet e 20 ditë për të shlyer nga dënimi. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
“Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Azat Oncel, 34 vjeç, banues në Turqi.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi Policia e Shkodrës më 16 janar 2025.