Një 46-vjeçar u lokalizua në malin e Tomorrit dhe u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Dorian Beu po lëvizte me automjet kur Forcat Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit ndërhynë duke e arrestuar.

Në videon e policisë, shihet momenti kur forcat Operacionale ndalojnë 46-vjeçarin që mesa duket ndodhej atje për pelegrinazh. Në vitin 2023, GJKKO dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. 

tetor të vitit 2023, ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij, Emirjan Beu dhe Syrjan Tolën në Itali, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Milano. Tre trafikantëve iu sekuestruan edhe 1 milionë euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi. Policia iu sekuestroi 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

Emri i Dorian Beut doli në dosjen e SPAK, i cili goditi bandën në dhjetor të vitit 2023. Grupi me drejtues Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, akuzohej për trafikimin e 356 lëndë narkotike ( 120 kg kokainë, 15 kg heroinë e pastër, 129 marijuanë dhe 92 kg hashash), të cilat u sekuestruan në Itali në disa episode të ndryshme.

Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda. Ish-zëvendës ministrja i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut në këmbim të 2 mijë eurove, një arke peshku dhe një telefoni.

Njoftimi i policisë:

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”. 

Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
Pjesë e një grupi trafiku droge, Report TV siguron foton e Dorian Beut që u kap në malin e Tomorit

1756108561_dorianbeu.jpg

Report TV ka siguruar foton e Dorian Beut, 46-vjeçarit që u kap në malin e Tomorit pasi ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge. Ndaj tij, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë arrest në burg.

46-vjeçari është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash.

Një ndër drejtuesit e grupit ishte edhe Emirjan Beu, kushëri i Dorian Beut. 

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 25/08/2025 12:42

    Ka shkuar te laj gjynahet me gjak shelegu pa faj.. plehra ..!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 25/08/2025 10:50

    Keto muslimanet e devotshem si shume merren me mall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?