Trafikuan 1 ton kanabis në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Një vit më parë u bllokua veliera me drogë dhe u prangosën 5 persona (VIDEO)

Trafikuan 1 ton kanabis në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Një vit më parë u bllokua veliera me drogë dhe u prangosën 5 persona (VIDEO)

Kanabisi i sekuestruar në vitin 2022

VLORË- Një vit pas operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestrua një ton kanabis i cili ishte nisur drejt Italisë, ka rënë në pranga një  prej personave që ishte ende në kërkim. Grigor Likaj, 34 vjeç, ishte i vetmi që i kishte shpëtuar arrestimit pas megaoperacionit që u zhvillua një vit më parë për ku u sekuestrua rreth 1 ton kanabis dhe 5 persona të tjerë ranë në pranga.

34-vjeçari, Gregor Likaj fshihej në lagjen ‘1 Maji’ në Vlorë dhe pas një kontrolli të ushtruar nga policia ka rënë në pranga. Ndaj Likajt, gjykata ka caktuar një vit më parë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni ‘Syri’ u zhvillua në 9 gusht të vitit 2022 në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe Guardia di Finanza dhe u sekuestrua rreth 1 ton kanabis. Ngarkesa e drogës kishte një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe në pranga ranë 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas që u arrestuan në ujërat italiane.

Në pranga rënë Arbër Saraseli, 32 vjeç, Saverjo Imeraj, 23 vjeç, Qemal Pekmezi, 20 vjeç, të cilët u arrestuan në Vlorë. Nga Guardia di Finanzia u arrestuan dy ukrainasit Bychkovi Serhii, 44 vjeç dhe Senkevych Serhii, 63 vjeç.

Tre shqiptarët kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi u ndaluan nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh