Bllokoi 1 ton kanabis që u nis nga Shqipëria, Guardia di Finanza nxjerr pamjet e velierës 13 milje nga bregdeti shqiptar! Vlera e drogës 10 mln euro

Një anije me vela është bllokuar nga operacioni i pasdites të së dielës nga Guardia di Finanza me një ngarkesë droge prej 10 milionë eurosh, 992 kilogramë kanabis. Dy arrestime në ujërat italiane dhe tre të tjera në zonën shqiptare ishte bilanci i operacionit.

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e momentit kur ka bllokuar velierën. Mediat italiane shkruajnë se ishte një operacion i vërtetë, ku u arrit bllokimi i kalimit nga Shqipëria në Salento të një ngarkese me 153 mbështjellës celofani, të përmasave të ndryshme, me lëndë narkotike dhe të ngjeshur në një anije me vela. Veliera u pikas në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar, ku po bëhej shkëmbimi, Në atë moment, u vendos koordinimi midis dhomave operacionale dhe forcave ajrore që lejoi ndalimin e tre skafeve në territorin shqiptar, nga Policia shqiptare dhe ndalimin e velierës nga autoritetet italianbe. Zbulimi është bërë nga patrulla e rojës bregdetare dhe helikopterit të “Frontex” në ujërat detare mes Italisë dhe Shqipërisë dy ditë më parë.

Në fakt, sapo u nis, anija me vela që përdorej për trafik u bllokua dhe u dërgua në seksionin operacional detar të policisë financiare të Galipolit. Kontrollet në bord bënë të mundur bllokimin e dy kapitenëve, me kombësi ukrainase, të arrestuar për ndalim dhe trafik ndërkombëtar droge, në dispozicion të prokurorit Alessandro Prontera. Ndërsa të arrestuarit shqiptarë pritet të dalin nesër për të mësuar masën e sigurisë.

Aktualisht hetimet po kryhen për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ndërsa pritet që edhe SPAK të përfshihet në këtë proces pasi dyshohet se të arrestuarit janë thjesht ushtarë të grupeve kriminale mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime nga grupi hetimor i thanë gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta se kjo sasi e konsiderueshme droge dyshohet se i përket të njëjtit grup, i cili më 20 korrik dogji gomonen me tre motorë të fuqishëm në brigjet e Lezhës pasi u pikas nga helikopteri i “Frontex”.

Policia shqiptare në një deklaratë për mediat dje dha detaje nga operacioni 'Syri'. Tre shqiptarët dyshohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Ata kanë ngarkuar drogën në velierën që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

Në pranga kanë rënë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç, Qemal Pekmezi, 19 vjeç, të cilët janë arrestuar në Vlorë. Si edhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj, 33 vjeç. Nga Guardia di Finanzia janë arrestuar dy ukrainasit Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Policia ka sekuestruar tre skafet që u përdorën nga shqiptarët për të transportuar drogën drejt velierës. Skafet u gjetën në banesën e Saverjo Imeraj, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi kanabisi, 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se janë të vendosur për të vijuar luftën kundër narkotikëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
'Do të furnizonte jetën e natës në Itali', Guardia di Finanza jep detajet për kapjen e 1 ton kanabis

992  kilogramët e kanabisit të kapur nga Guardia di Finanza në bordin e një veliere do të kishin shërbyer për të furnizuar jetën e natës puliane. Kështu kanë deklaruar sot oficerët e Guardia di Finanza, që mbajtën sot një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës. Ata janë fokusuar pikërisht në lidhjet mes krimit shqiptar dhe atij italian.

“Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një avion i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar. Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike. Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf”, kanë thënë ato.

Në aksion u arrestuan pesë persona, tre shtetas shqiptarë u kapën duke ngarkuar drogë dhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e skafit të kapur në det, në brigjet e Capo di Leuca (Lecce). Dy ukrainasit Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii,  62 vjeç.

Ora 13:55
VIDEO/ Dalin pamjet, ja si Guardia di Finanza pikasi dhe kapi velierën me 1 ton kanabis

 

Guardia di Finanza ka publikuar sot pamjet e operacionit të pasdites të së dielës, ku 13 milje nga bregdeti shqiptar u kap një velierë me 992 kg kanabis në bord dhe u arrestuan 2 drejtuesit ukrainas. Ndërkohë që në tokën shqiptare u arrestuan 3 drejtuesit e skafeve që furnizuan velierën me kanabisin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë