Në kërkim për vjedhje, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë! Pjesë e një grupi kriminal grabitësish, të shkatërruar 8 vite më parë

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë! Pjesë e një grupi kriminal grabitësish, të shkatërruar 8 vite më parë

Foto ilustruese

Një 31-vjçare ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, për vjedhje me dhunë.

Në pranga ka rënë Ina Sulejmani, e cila rezulton një emër i njohur për policinë. Në vitin 2013, Sulejmani u arrestua si pjesë e një grupi kriminal prej 7 personash, autorë të 30 vjedhjeve në Tiranë.

Ata merrnin automjete me qira pranë zonës së stadiumit Dinamo Tiranë, dhe më pas realizonin vjedhje me dhunë të kalimtarëve të sendeve personale e bizhuterive, kryesisht në orët e darkës.

Po ashtu ata vidhnin edhe makina, kryesisht të tipeve Mercedez Benx, të cilat më pas i dërgonin në një servis në Vorë, me qëllim çmontimin e tyre dhe shitjen më pas për pjesë këmbimi në Fushë Krujë, Laç, Mamurras etj.

Po ashtu e reja rezulton e përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur po në vitin 2013 në kryeqytet, ku dhunoi dhe i grabiti pensionin një të moshuari. Ajo i propozoi atij marrëdhënie seksuale në këmbim të 5 mijë lekëve të vjetra, por më pas e dhunoi dhe e grabiti, në bashkëpunim me të dashurin e saj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës