Kapen autorët e 30 grabitjeve në
kryeqytet vodhën banesa e mjete

Kapen autorët e 30 grabitjeve në <br />kryeqytet vodhën banesa e mjete
TIRANE- Një grup kriminal të dyshuar si autorë të 30 vjedhjeve me dhunë të banesave e automjeteve në Tiranë janë arrestuar brenda 48 orëve të fundit. Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Bernard Caushaj prezantoi vetë në një konferencë për shtyp operacionet policore të Komisariateve të Policisë Nr.1, 2, 3 dhe Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë pranë kësaj drejtorie.

Operacioni u kodua “Automjetet me qera”. Autorët kryenin “vjedhje me dhunë dhe më pas vjedhje të automjeteve” kryesisht “Mercedez Benz” në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës. Në pranga kanë rënë 7 persona ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit banonin në Kamëz dhe Laç. Ata janë Benardo Ëngjëll Cakaj, 23 vjec, lindur ne Kamez Tirane, Fation Lulash Bushgjoka, 22 vjec, banues ne Kamez, Kristian Lulash Bushgjoka 18 vjec, banues ne Kamez, Sokol Riza Sula 26 vjec lindur ne Kukes dhe banues ne Kamez, Arlind Mhill Mhilli 23 vjec, lindur e banues në Laç,Leandro Kujtim Cera 18 vjec, lindur e banues në Laç, R.Bara, 17 vjec, lindur në Peshkopi e banues në Laç

Operacioni u krye në bashkëpunim edhe me komisariatet e disa qyteteve të tjera.

VJEDHJET PASI MERRNIN AUTOMJETE ME QERA
Dyshohet se, autorët merrnin automjete me qera pranë zonës së stadiumit Dinamo Tiranë, dhe më pas realizonin vjedhje me dhunë të kalimtarëve të sendeve personale e bizhuterive, kryesisht në orët e darkës. “Është dokumentetuar tërësisht me prova të pakontestueshme, implikimi i tyre në 30 vjedhje automjetesh, kryesisht të tipeve Mercedez Benx, të cilat më pas i dërgonin në një servis në Vorë, me qëllim cmontimin e tyre dhe shitjen më pas për pjesë këmbimi në Fushë Krujë, Lac, Mamurras etj.
Mekanizmi i vjedhjes së tyre, ishte (merrja e automjeteve me qera dhe më pas kryenin vjedhje automjetesh apo vjedhje me dhunë të qytetarëve të ndryshëm).”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

VJEDHJET E FUNDIT ME 1 e 2 SHKURT

Vjedhja e fundit ishte ajo e 2 ditëve më parë, mbrëjmjen e 1 shkurtit rreth orës 22:00’ në Rrugën “Hasan Sufa”. Ata kanë vjedhur me dhunë dy shtetas si dhe një shumë të konsiderueshme parash në 2 mijë euro dhe më pas jane larguar me automjetin tip Ford Fussion TR 0837 T, të marrë me qera.
Po ashtu është bërë arrestimi ne flagrancë i shtetasve : Ina Enver Sulejmani 23 vjec, dhe Arbër Bujar Doko 18 vjec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më dt.02.02.2013 rreth ores 22.00 në afërsi të pallatit të Kulturës ne bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 150 000 lekë, shtetasit Ahmet Bici.

JA VJEDHJET E DOKUMENTUARA
Më date 08.01.2013, është vjedhur automjeti Opel Omega, ngjyre gri, me targe TR 3181 I ne rrugen “Mihal Grameno”, ne pronesi te një shtetasi.

Më datë 03.01.2013, qe ben fjale per vjedhjen e automjetit Mercedez Benz TR 9227 H, ne Rrugen „Hasan Sufa“ ne pronesi te K. Cani

Me date 02.08.2012 qe ben fjale per vjedhjen e mjetit tip Mercedez Benz 200 me targa TR 7118 E me ngjyre krem ne rrugen “Shyqeri Ishmi”ne pronesi te shtetesit A.Q,

Më datë 11.05.2012 qe ben fjale vjedhjen e mjetit tip Mercedez Benz 250 me targa TR 75578 J me ngjyre jeshile po ne rrugen “Mihal Grameno” ne pronesi te shtetasit A.R

Më datë 03.01.2013 vjedhjen e mjetit te tij tip Mercedez Benz 200 me targa TR 9247 H ndodhur ne Rrugen “Aleksander Moisiu” ne pronesi te nje shtetasi.

Ne territorin e Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane automjetet e vjedhura jane:

Me date 13.07.2012 shtetasi Myslym Hasan Osmani dtl. 27.02.1955 lindur ne Korçe dhe banues ne Rr “Don Bosko” palllati 43 ap. 15 Tirane me aresim te larte, i pa denuar me pare Ai ka kallzuar se gjate nates i kane vjedhur autoveturen te markes Mercedez Bebz tipi 200 me targe TR 4466 F ngjyre te bardhe qe e kishte parkuar para

Me daten 20.07.2012. ne Rr” Don Bosko” palate Arabit Kulla Nr 7 Tirane eshte konstatuar vjedhja e mjetit mercedez Benz lloji 124- 250 D nafte me ngjyre jeshile me targa TR 4580 L ne pronesi te shtetasit G.I,

Me daten 21.07.2012. ne Rr “Don Bosko” pallatet Arabit Kulla Nr 5 Tirane eshte konstatuar vjedhja e mjetit Mercedez Benz lloji 123-240 D me nafte ngjyra e verdhe me targa TR 8453 M ne pronesi te shtetasit V.M,

Me dt.27.07.2012, rreth orës 08.00, në rrugën ”Riza Cuka”, është konstatuar vjedhja e mjetit tip “Mercedez Benz 240 D”, me targë TR 7627 G, ngjyre jeshile, në pronësi të shtetasit F. K,

Me date 11.09.2012 Rreth ores 02.00 eshte mare njoftim se ne Rrugen ‘Haxhi Hysen Dalliu ‘ tek Prokuroria Rrethit Tirane eshte vjedhur makina tip Benc Mercedes ngyra gri me targa TR 9169 I 200 me nafte prodhim I vitit 1985 ne pronesi te shtetasit A.K,

Me datë 16.10.2012, filloi procedimi penal pasi ka bërë kallëzim shtetasi E.H i cili kallëzon se gjatë natës, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin tipi Benz, ngjyrë mente, me targa TR 6687 E, të cilën e kishte parkuar para pallatit ku banon.

Me dt.12.11.2012, rreth ores 08.30, është konstatuar se gjatë natës në rrugën “Mine Peza” pall.200, persona të paidentifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Mercedez Benz 200”, me targa TR 7687 B, ngjyrë bezhe, në pronësi të shtetasit S. Ç,

Me dt.18.11.2012, ora 08.00, ka bere kallezim shtetasi B. B, se në rrugën ”Don Bosko”, se rreth orës 07.00, para pallatit ka konstatuar vjedhjen e mjetit te tij, te markes”Mercedes-Benz 240”, me ngjyre bezhe, targe TR3614A.

Me dt.01.01.2013, kanë vjedhur në rrugën Komuna e Parisit, automjetin e tij tip Volsvagen Pasat, ngjyre gri me targa AA 095 BK, në pronësi të një I shtetasi.

Më dt.05.01.2013, dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip “Benz 240”, me targa TR1335D, në rrugën ‘’ Margarita Tutulani’’,.

- Mê dt.06.01.2013, te Fusha Aviacionit eshte tentuar te vidhet mjeti tipi “Benz” me targa LU 5691 B, ne të një shtetasi.

- Me dt.07.01.2013, në Rrugën e Fiatit është vjedhjen mjeti Benz 250, me targa TR 5509 H, ngjyrë të bardhë.

-Me dt.15.01.2013, shtetasi H.M, ka konstatuar vjedhjen e mjeti Benz , me targe TR 8902 I.

-Me dt 16.01.2013, në rrugën “Sami Frasheri” është vjedhur mjeti “Mercedes-Benz”, me targa AA 781 DI.

-Më dt.31.01.2013, në rrugën Artan Lenja, kanë vjedhur mjetin Benz me targa TR4953R, i zi.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca metalike hekuri , doreza, dhe dy automjet tip Audi, më të cilën lëviznin autorët.
Aktualisht nga këto struktura vazhdon puna hetimore në drejtim të dokumentimin edhe të tjera automjetëve të realizuara nga ky grup kriminal.
Njeherazi, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale parashikuar nga Neni 134, 22,e25 të K.Penal

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)