SHKODËR- Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh është arrestuar ditën e sotme.
Në pranga ka rënë Fran Malocaj, 53 vjeç, i cili pwrdorte edhe emrin Françesk Pashku, i dënuar për trafik kokaine nga Shqipëria drejt Italisë. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg.
Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes dy vendeve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)