Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari me emrin Spiro Pando, banues në Kuçovë ishte dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg dhe është ekstraduar nga Greqia.

Sipas policisë, në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.

Ekstradimi i tij u bë nga Specialistët e  Z.Q.K Interpol Tirana dhe mbi të rëndon vepra penale "Prodhimi dhe shitja e  narkotike", kryer në bashkëpunim.