Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi që nga viti 2017 rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje dhe lëndë narkotike.
Personi i arrestuar, A.P ishte dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg, nga Gjykata e Beratit pasi ishte shpallur fajtor në qershor të vitit 2017, për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe kultivim të bimëve narkotike.
Arrestimi i A.P ka ardhur në bazë të informacioneve të marra nga policia ku më 46-vjeçari u lokalizua dhe u kap nga autoritetet.
Tashmë i arrestuari pritet që të dalë para gjykatës dhe të të përballet me vendimet e mëtejshme që do merren kundrejt tij.
Komento