Tiranë - Besard Pashkaj, 26 vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqyetit pas katër vitesh në kërkim, pas një plagosje të dyfishtë.

Ngjarja e regjistruar më 2021, erdhi pas një konflikti çasti në rrugën 'Todi Shkurti', ku Aldo Gjini, autori kryesor i ngjarjes, la të plagosur Altin Gjokën dhe Jetmir Marashin, ndërkohë 26 vjeçari dhe Njazi Kulla u cilësuan si bashkëpunëtorë të tij.

Besard Pashkaj u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit në kërkim B. P., 26 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi sot policia.