Pas 'fërkimit' të makinave, i riu nxjerr pistoletën dhe qëllon dy persona në Tiranë, i lë të plagosur! Autori në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për tentativë vrasje dhe trafik armësh

Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Aldo Iamandi Gjini, 31 vjeç.

Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet lidhja e dy personave të plagosur me njëri-tjetrin. 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se ngjarja nisi nga një konflikt i çastit, midis dy të dëmtuarve dhe autorit Aldo Gjini.  Fillimisht dyshohet se pati një fërkim të makinave në lëvizje të djemve në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut Elektrik. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.

Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN. 

Aldo Gjini rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.

Ndërkohë, nga spitali, dy të rinjtë kanë dëshmuar faktin se u përfshinë në një konflikt me Gjinin dhe se më pas ai nxori armën dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Për momentin nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

1627189482_gjini.jpg

Autori Aldo Gjini

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Plagosi 2 persona, Aldo Gjini në kërkim nga EUROPOL për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake! I arrestuar edhe në 2016 në Itali për shpërndarje droge

1627160002_page.jpg

Aldo Gjini

Në kërkim nga EUROPOL, por kjo nuk e pengonte Aldo Gjin in që të lëvizte i lirë në Shqipëri. Autori i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në Tiranë, rezulton në kërkim për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini. Ata akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. 

1627160792_page.jpg

Skeda e EUROPOL
Ora 22:21
Detaje, të plagosurit dhe autori fërkuan makinat në lëvizje, sherri nisi për të kërkuar se kush e kishte fajin! U futën në lokal për të kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë

Të tjera detaje bëhen me dije nga ngjarja që u regjistrua mbrëmje e sotme në kryeqytet, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç. Burime bëjnë me dije për "Report Tv" se dy të rinjtë dhe autori, i identifikuar si Aldo Gjini, fillimisht u konfliktuan pasi fërkuan makinat në lëvizje. Sherri më pas nisi për të kërkuar kush e kishte fajin, ndërsa tentuan ta sqarojnë duke kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit. Pas konfliktit verbal dhe sharjeve, Aldo Gjini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar.

Ora 22:15
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, momenti kur policia shoqëron disa persona

 

Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, mbetën të plagosur mbrëmje e sotme në Tiranë, ndërsa dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Gjini. Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua me makinë pas ngjarjes, ndërsa 'Report Tv' transmetoi live edhe pamje nga momenti i shoqërimit të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ora 22:03
Të tjera detaj nga plagosja e dyfishtë në Tiranë, dëshmia e të plagosurve nga spitali: U konfliktuam me Aldo Gjini, ai nxori armën dhe na qëlloi

Nga Spitali, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, kanë dëshmuar për Policinë se fillimisht u përfshinë në një konflikt me Aldo Gjinin, që dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes, Më pas Gjini ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy të rinjve, duke i lënë të plagosur.

Ora 21:07
Identifikohen dy personat që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë! Policia në kërkim të autorit

 

Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 janë dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nënë kujdesin e mjekëve. Mësohet se Policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abrakadabra: 25/07/2021 11:03

    Problemi eshte se ky ka qelluar ne nje bar qe pronaret jane fis i forte dhe me emer. Ka mundesi qe gjakun e atyre dy te plagosurve ta marre Y Voka me Zijaqinin. Do kete lufte tani

    Përgjigju
    • Lale: 26/07/2021 00:25

      Luft me mullinjte e eres ndoshta

  • geri: 25/07/2021 10:48

    Ne Shqiperi arma nga keta plera perdoret gjeresisht sepse gjykatat ketyre krimineleve u japin masa denimi qesharake, vret nje njeri dhe denohesh 8 ose 10 vjet kjo eshte per te qeshur. Beheni ligjin kush vret denohet me burgim te perjetshem dhe do ti shikoni rezultatet....

    Përgjigju
  • Lale: 25/07/2021 07:42

    Po pse mor aldo ? Si nuk Zure mend mor plak ! Futja iher ne bel e siper se ngele tu harxhu fishek kot mor burr apo ke qef me nejt ne kroniken e zeze per show .

    Përgjigju
    • Landi: 25/07/2021 09:17

      Nshtator do shkoj konkurrent ke Perputhen lale se i ka fiksim kto show

  • Leda: 25/07/2021 06:26

    Po si ka mundesi i kerkuar nga Interpol leviz i lir dhe i armatosur mes Tirones? Cfar shteti esht ky?

    Përgjigju
  • I forti: 24/07/2021 22:03

    Keta me ore pune jan

    Përgjigju
  • WTF: 24/07/2021 21:21

    Keshtu eshte kur i lejon maloket te jetojne në Tirane.

    Përgjigju
  • Si ka mundesi ???: 24/07/2021 21:07

    Eshte denimi 7 der ne 15 vjet per arme mbajtje pa leje dhe akoma kan guximin te mbajn arme ne brez mes tiranes !!! Ah mos befshi hajer o gjykates qe i leshoni keto kriminele e provofshi ne femijet tuaj

    Përgjigju
  • Obobo: 24/07/2021 21:02

    Ku jetojme ! I shpallur ne kerkim nga luxenburgu per tentativ vrasje dhe shetit neper tiran me makin luksoze me arme ne brez , dhe plagos dy veta prap ! Edhe sa do jetoj i lire ky njeri ??

    Përgjigju
  • Adi: 24/07/2021 20:48

    Me arme ne mes te tiranes plagose dy vet , sa vite ne qeli duhet te kaloj ky njeri ???? Apo 5-6 muaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja