Në kërkim që nga viti 2015 për kultivim droge, pranga 44-vjeçarit në Skrapar

Në kërkim që nga viti 2015 për kultivim droge, pranga 44-vjeçarit në Skrapar

Foto ilustruese

Një 44-vjeçar, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2015 për kultivim droge në Korçë është arrestuar në Skrapar.

Policia thotë se në pranga është vënë Sazan Koromani, 44 vjeç, i cili në bashkëpunim me një person tjetër kishin marrë toka me qira në Korçë për të kultivuar drogë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike",  kryer në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane