Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim pas një operacioni anti-drogë të SPAK, ku u lëshuan 11 masa sigurie, sipas mediave është vënë në pranga në Dubai dhe pritet që në vijim të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Grupi i Pepës dyshohet se trafikuan 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që SPAK gjatë operacionit sekuestroi 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm dyshohet se janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.
Arrestimi i Pepës erdhi pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kujtojmë se përveç biznesve luksoze të sekuestruara Jetmir Pepës, në listën e pasurive të sekuestruara nga SPAK janë edhe 33.3% e aksioneve të një hidrocentrali në Fierzë “HEC ARSTI”.
Hidrocentrali operon me kontratë 35-vjeçare dhe rezulton një aset fitimprurës, me të ardhura mbi 140 milionë lekë në vit dhe fitim që në 2024 ka arritur në rreth 92 milionë lekë. Heci në fjalë zotërohet nga tre ortakë: “Pepa Group” me 33.3% të kuotave, “Shpresa-AL” me 33.4% dhe “Marceli” sh.p.k me 33.3%.
Komente







