GJERMANI- Pandemia e COVID-19 mund të ketë kufizuar shumë gjera në jetën tonë por ka gjithmonë një mënyrë për të gjetur dashurinë.
Prej 1 viti tashmë për shkak të kufizimeve anti-COVID daljet tona të vetme janë ato nëpër dyqane për të blerë produktet e domosdoshme për shtëpinë.
Ndaj dhe një supermarket në Gjermani ka menduar një mënyrë të veçantë për të bashkuar beqarët dhe për të gjetur dashurinë.
Supermarketi ka vendosur që çdo e premte të jeta “Dita e beqarëve” nga ora 18:00-20:00, duke i ofruar klientëve që nuk kanë gjetur ende dashurinë, të blejnë pikërisht në atë orar.
Çdo person i cili dëshiron të jetë pjesë e kësaj “loje” duhet të mbajë një simbol në formën e zemrës dhe një numër që i jepet nga stafi, i cili është i ndryshëm për të gjithë.
Po kur dikush ka interes ndaj dikujt tjetër?
“Loja” funksionon kështu...nëse dikush ka interes ndaj dikujt tjetër, ajo çka duhet të bëjë është të shënojë numrin e asaj ose atij në një letër dhe t’ia dorëzojë punonjësit e supermarketit.
Ai më pas si “kupidi” bën të mundur takimin duke i thirrur në recepsion.
Mund të mos jetë mënyra tradicionale për të gjetur “gjysmën tjetër” por dashuria nuk njeh rregulla dhe formula.