Në kërkim të popullit!

Në kërkim të popullit!

Nga protesta te Unaza e Re, banorët të veshur me jelekë portokalli

Në fillim ishte zija për presidentin e ndjerë Xhorxh Bush. Shpresa se një minutë zi për të në “Unazën e Re”, do t’i jepte protestës mbështetje amerikane, kishte kohë që vlonte, qyshkurse tre protestues mbanin vazhdimisht në dorë çdo mbasdite dhe një flamur amerikan, kur bllokonin rrugën.

Pastaj ajo minuta e zisë u bë qesharake dhe flamujtë nuk u dukën më. Dje u shfaqën jelekët francezë. Ngjyra nuk qëlloi tamam, pasi ishte më portokolli, siç i takon të jetë opozita jonë. Por dhe kjo nuk zgjati shumë. Pasi protesta e Francës arriti fitoren e parë sot.

Në përpjekje për të ulur valën e protestave, qeveria premtoi se do tërhiqej nga taksa mbi karburantin, e cila në fakt ishte taksë që shkonte fiks për kërkesat e protestuesve, taksë me adresë të qartë sociale dhe ekologjike. Por ajo që ndodh në Francë, është një lëvizje që i ka rrënjët tek majtizmi esktrem i Francës dhe delli i revolucionit, që në Shqipëri për dreq korenspondon me të djathtën tonë, e cila nuk ka identitet ideologjik, por është në kërkim të arsyeve për të qëndruar në rrugë. Dhe sidomos në kërkim të popullit.

Sot në protesë shkoi Fatos Lubonja. Pas shpresës nga SHBA dhe Franca, shpresa nga Lubonja është më konkrete. Ai e ka një përvojë revolucioni.

Në vitin 1997 ai i dha mbështetje frymëzuese bandave që çuan shtetin në kolaps, ndërkohë që protestat politike e kishin bërë punën e tyre. Dhe këtu koeçidenca është e keqe, pasi tani po përpiqet të frymëzojë partinë që rrëzoi nga pushteti.

Idetë e tij janë ndryshe nga kërkesat e PD dhe e protestuesve. Ai është edhe me protestuesit, edhe me PD, edhe me ata që nuk duan rrugën. Pra, Lubonja është që shtëpitë të mos prishen, rruga të mos ndërtohet dhe tenderi të mos bëhet, ndryshe nga banorët që thonë duam paratë, pa le të prishen shtëpitë, dhe opozita që thotë rruga duhet bërë, por jo me kaq lekë.

Në këtë mënyrë, Lubonja shtohet më shumë si opsion, se sa si person, në protestën e “Unazës së Re”. Ai është një opsion i ri anarkist, shumë i ngjashëm me atë të jelekëve francezë, të cilët nuk duan hipermarkete se pengojnë biznesin e vogël, nuk duan pagesë në autostradë, duan pensione sociale të sigurta, duan banesa sociale të sigurta, duan të mos kenë pushtet koorporatat, janë kundër globalizimit, dhe një sërë kërkesash të tjera marksiste radikale.

Pra, është një opsion i ri. Dhe sa më shumë shtohen opsionet e protestës, aq më pak banorë ke në protestë, dhe për dreq tani që i veshin dhe me jelekë, mund t’i numërosh.

Ndryshimi me Francën është se në Francë protestën nuk e bën Klevisi, por një shtresë e caktuar e shoqërisë, që nuk pranon t’i prishet statukuoja sociale, dhe është kundër epokës së re të zhvillimit.

Ndryshe nga Franca, ku shoqëria është në protestë dhe nuk pranon politikanë në krye, tek ne janë në protestë politikanët dhe nga mëngjesi në darkë, qesëndisin popullin që nuk u shkon pas, duke e quajtur “dele”. Në fakt ata janë të vetmit barinj pa dele në këtë vend.

Revolucionet, qofshin dhe marksiste si ai i Francës, bëhen nga shtresa të shoqërisë që refuzojnë elitën politike, kurse revolucioni i “Unazës së Re”, është një përpjekje e dëshpëruar e elitës politike opozitare, që refuzohet nga populli.

Dhe Fatos Lubonja që iu bashkua duke lënë Firencen, iu bashkua si udhëheqës që kërkon popullin e tij./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Omeri: 05/12/2018 12:45

    ..Mero..,i madh..,si Omeri..,po une do thosha vella..,qe populli ketu s,"ka tope..,d.mth..,Shumicen e mban peng Pakica e Tokes se "xanun"..,me shantazh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve