TIRANE- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga njerëzit e afërt të Bashës në Bashki si edhe personat e afër të Sali Berishës. Ndërsa shumë pak mund të quhen pa lidhje të ngushta me një nga të dy krerët. Lista prej 150 kandidatësh të dalë nga konventa e PD-së janë të kanalizuar në dy pjesë. Njëra palë janë njerëzit e afërt të Bashës të cilët i ka të punësuar në Bashkinë e Tiranës si edhe në seli si edhe ish-drejtorët e Berishës të cilët i ka mbajtur afër edhe pas dorëheqjes.

Në listën e anëtarëve të këshillit të PD-së bien në sy ish-deputetët e Berishës si Enkelejt Alibeaj, Adriana Gjonaj, si dhe  Arenca Trashani e njohur si njeriu i Jozefina Topallit. Veç këtyre edhe ish-drejtorët dhe ish-zëvendësministrat e Berishës janë bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.