Në kohën e Berishës 30% më
shumë kanabis dhe 0 asgjësime

Në kohën e Berishës 30% më<br />shumë kanabis dhe 0 asgjësime
Të dhënat që ka ofruar Guardia Di Finanza kanë rrëzuar kauzën më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Opozita kohët e fundit ka trumbetuar me të madhe se Qeveria dhe sidomos Policia e Shtetit janë bërë palë me trafikantët e drogës duke mos luftuar kultivimin e kanabisit, por shifrat thonë të kundërtën.

Nga shifrat që kanë ekspozuar dje Guardia di Finanza dhe Universiteti i Dytë i Napolit, në përmbyllje të procesit të monitorimit nga ajri del se në qershor 2016 është mbjellë kanabis rreth 30% më pak se sa në vitet 2012 e 2013 në po të njëjtën periudhë. Por ajo që është më e dukshme është përgjigjia e shtetit ndaj trafikantëve.

tab

Sipas Guardia di Finanza në 2016 është shkatërruar nga Policia e Shtetit 99.8% pra gati e gjithë hapësira e evidentuar nga italianët. Por në 2012, pra kur në qeveri ishte Sali Berisha shifra e asgjesimit të hapësirës së evidentuar nga italianët ka qenë zero!

Asnje asgjesim ne 2012
Monitorimi nga ajri në gjithë këto vite nga Guardia di Finanza është bërë gjithmonë në muajin qershor që është edhe piku i kanabisit. Në vitin 2012 nga fluturimet e bërë në gjithë territorin e Shqipërisë janë zbuluar 2 hektarë me kanabis, ndërsa vetëm në Lazarat është llogaritur që të kenë qenë të mbjella me hashash rreth 319 hektarë. Pra në total kanë qenë 321 hektarë të mbjella dhe për më tepër jo të shpërndara në një hapësirë shumë të madhe, pasi shumica dërmuese ishte përqendruar vetëm në një zonë, në fshtin Lazarat. Normalisht kjo duhet t’ia lehtësonte punën policisë për asgjesimin e drogës, por duke iu referuar shifrave të Guardia di Finanza policia shqiptare e Qeverisë Berisha nuk asgjesoi asnjë parcel të vetme nga to që evidentuat partnerët italianë nga ajri!

Pak më mirë në 2013
Në vitin 2013 situata e kultivimit të kanabisit ka qenë pak a shumë e njëjtë. Nga monitorimi nga ajri italianët kanë evidentuar 323 hektarë të mbjella me hashash dhe nga këto po sipas Guardia Di Finanza rreth 319 ishin në Lazarat. Nga përllogaritjet që kanë kryer specialistët italianë, rezulton se nga sipërfaqja prej 319 hektarë të mbjellë me drogë, përfitohej një sasi prej 900 ton marijuanë. E përkthyer në shifra financiare kjo sasi droge sipas italianë ka një vlerë prej 4.5 miliard euro. Këtë herë qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike ka reaguar paksa, duke asgjesuar rreth 7.5% të parcelave të evidentuara nga partnerët italianë. Gjithsesi mbetet një reagim shumë i vogël.

(Tabela)
tabela me shifra
Në kohën e PS asgjesimet mbi 99%
Një ndryshim radikal përmbajnë shifrat e kultivimit të kanabisit dhe sidomos të asgjesimit të tij nga Policia pas 2014, pra kur tashmë vendi qeveriset nga koalicioni PS-LSI. Pas operacionit masiv të policisë në maj 2014 në Lazarat, ku ky fshat është fshirë nga harta e kultivuesve të drogës shifra e kultivimit ra në mënyrë drastike. Monitorimi nga ajri I Guardia di Finanza evidentoi vetëm 16.2 hektarë në 2014, nga të cilat policia asgjesoi 99.4%.

Në 2015 vihet re një rritje e sasisë së mbjellë sipas monitorimit nga ajri, ku u evidentuan 44.7 hektarë me kanabis. Por edhe këtë vit asgjesimi I parcelave të evidentuara mbetet sërish shumë I lartë. 99.6% të parcelave të evidentuara janë asgjesuar sipas Guardia di Finanza.

Monitorimi i vitit 2016 ka sjellë në pah fenomenin shqetësues të rritjes së kultivimit të kanabisit. Plot 213.7 hektarë të mbjella me hashash janë evidentuar nga italianët. Por pavarësisht hapësirës së madhe të kultivuar policia e shtetit ka arritur që të asgjesojë gati të gjithë parcelat e evidentuara nga monitorimi ajror. Sipas asaj që bëri me dije dje Guardia Di Finanza policia shqiptare ka asgjesuar 99.8% të parcelave të evidentuara.
 
Dëmi i trafikantëve
Mbi 3 miliardë euro vlera e hashashit të asgjësuar në 2016.
Sipas raportit të Guardia Di Finanza , vetëm në vitin 2016 janë asgjesuar 2.409.206 bimë kanabis. Sipas specialistëve kjo shifër kthehet në rreth 674.576 kg kanabis. Duke llogaritur në tregjet europiane 1 kg hashash kap vlerën e 5 mijë eurove, rezulton se vlera e 674.576 kg të hashashit të asgjesuar nga Policia vetëm në vitin 2016 llogaritet në rreth 3.372.880.000 euro. Ndërkohë që prodhimi i brendshëm ekonomik shqiptar është rreth 10 miliardë euro në vit, 3,3 miliardë euro vetëm nga hashashi i asgjesuar në 2016 përbëjnë gati 33% të këtij prodhimi, e gjitha para e zezë që nëse nuk do ishte asgjesuar do përfundonte në duart e trafikantëve të drogës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim