Pas më shumë se tre muaj pas lindjes 32-vjeçarja Kelsey Townsend, është takuar me foshnjën e saj. Ajo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në kohën kur ishte në gjendje kome, me anë të një operacioni çezarian dhe ende nuk e kishte parë atë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore. Gjendja e saj u përkeqësua akoma më shumë kur u infektua me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe edhe foshnja e saj gjendej në spital. Tani Kelsey është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo ka ndarë me mediat të gjithë përjetimin, duke filluar nga sëmundja e deri tek momenti kur mbajti për herë të parë në krahë të bijën.
“Ne u lidhëm menjëherë. Ajo ma dha një buzëqeshje të madhe dhe më shikoi sikur e dinte saktësisht kush isha dhe kjo më bëri të ndihesha kaq e lumtur”, tha e reja.
Derek Townsend dhe bashkëshortja e tij Keley u infektuan me COVID-19 dhe u detyruan të shtrohen në spital pasi gruaja e tij u sëmur rëndë. Derek theksoi se gjatë kohës që bashkëshortja e tij ishte e sëmurë dhe ia ndiente mungesën së emës.
Më tej ajo foli për sëmundjen: “Ishin momente të vështira. Lindja ishte e vështirë, por fatmirësisht gjithçka tashmë i përket së kaluarës. Dua të shijoj çdo moment tani e tutje me familjen time