Në Korçë FSHF kontrollon procesin, përcaktohen 2 delegatët për zgjedhjet e 2 marsit! Protestojnë Erseka, Pogradeci dhe Bilishti

Federata Shqiptare e Futbollit po kujdeset që ta ketë gjithccka në kontroll në procesin për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, ku do të votohet edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.  Në Korçë sot është zhvilluar procesi i përcaktimit të delegatëve, nën vëzhgimin e përfaqësuesve të Armand Dukës nga Tiranë.

Kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë Ilir Përmeti tha se ai nuk është votuar se është në mes të mandatit, kështu që përveç atij vetë është përcaktuar edhe delegati tjetër Roland Shkëlqimi.

Ndërkohë që për këtë proces kanë protestuar klubit e futbollit të Ersekës, Pogradecit dhe Bilishtit, të cilët kanë munguar në këtë mbledhje. Përmeti thotë se 3 klube munguan për shkak të presionit presionit politik sipas tij.

"Ne po prisnim që ata te ishin sot prezent por nuk mund të paragjykojmë asnjë sepse jemi për të punuar dhe për të mirën dhe mbarësinë e sportit. Unë personalisht nuk jam marre asnjëherë me politiken dhe se si me duket në qoftë se do te kishte presione.  Nuk e di se çfarë flitet këto dite unë shoh punën time, edhe shoqata mundohet te marre maksimumin dhe të bëjmë një pune dhe ne anën sociale dhe ne pjesën mbështetëse për atë që është me e mira",  tha ndër të tjera Përmeti për mediat.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika

PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika