Një episod i pazakontë ndodhi dje gjatë stërvitjes së Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku helvetët do të përballen sot me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Federata Zvicerane e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale momentin kur papritur u fikën dritat në stadiumin e Prishtinës, duke shkaktuar të qeshura mes lojtarëve.

Sipas postimit në “Instagram”, ndërprerja e energjisë zgjati vetëm dy deri në tre minuta, por mjaftoi që futbollistët të prishnin ritmin e stërvitjes dhe ta kthenin situatën në humor. “Ups… dritat u ndalën”, shkroi federata në pamjet e publikuara.

Pavarësisht incidentit, atmosfera para ndeshjes mbetet pozitive te të dyja skuadrat.


Lajmi kryesor:

Kosovës sot i duhet fitorja 6-0 kundër Zvicrës, Franco Foda s'heq dorë: Në futboll shpesh ndodhin mrekulli