Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është në pritje të shqiptimit të akuzës, pasi është thirrur në Hagë për të dhënë shpjegime rreth dosjes së tij. Ramush Haradinaj po ashtu. Kaderi Veseli kryetar i PDK është po në pritje. Në këtë listë pritet të jetë thuajse gjithë ish komandantët që sot janë në politikë. Deri dhe Ali Ahmetin në Maqedoni, e ka prekur lista.
Nga ana tjetër Kosova është përballë një raundi bisedimesh delikat në Uashington në fillim të Shtatorit, axhenda e të cilit duket se vazdon të jetë e ndarë nga axhenda e bisedimeve të BE, edhe pse formalisht respektojnë njëri tjetrin.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në Kosovë ka filluar gara për President, ku i pari që nxiton është Ramush Haradinaj, i cili nuk dihet ku mund të arrij më shpejt në Hagë apo në Presidencë.
Pas tij LDk përmend dhe ajo emra kandidatësh për president ndërkohë që ka qeverinë. Vetvendosja kërkon moscion mosbesimi, për të detyruar PDK të marrë pozicion në qeveri apo opozitë.
E gjtihë kjo tregon se të gjitha palët janë të pasinqerta në veprimet e tyre publike.
E para që ka rëndësi është shumica parlamentare dhe është evidente se shumica parlamentare që mban në këmbë qeverinë Hoti, është shumica e heshtur jashtë qeverisë, PDK. Të gjithë provokimet e Vetvendosjes apo Haradinaj janë thjeshtë teste nëse Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme ta lërë vetëm qeverinë në rast mocioni apo jo.
Për ti dhënë fund këtij absurdi, para se të shkojnë në Uashington Bruksel apo Hagë, në Kosovë duhet të zgjerojnë fillimisht bazën e qeverisë duke futur aty Partinë Demokratike të Kosovës, paritinë që pason LDK për nga mandatet parlamentare dhe që ishte vendimtare në rrëzimin e qeverisë Kurti.
Vetëm një shumicë e fort parlamentare i eleminon këto provokimet që duken si skema politike. Pas kësja PDK dhe LDk mund të ndajnë me njëra tjetrën Presidentin dhe kryeministrin dhe të vazhdojnë bisedimet në Uashingotn dhe Bruksel.
Kjo loja sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe njëri vetkandidohet president, të tjerët nxjerrin dy emra nga inati po për president, njëri kërkon rrëzimin e qeverisë, ndërsa partia e vetme që ka në dorë dhe shumicën qeveritare dhe Presidentin, pra PDK, po hesht .
Hapi i parë i saj është futja në qeveri dhe zgjerimi i bazës koalicionit dhe e dyta zgjedhja e lidershipit të ri nëse Thaçi e Veseli shkojnë në Hagë.
Pas kësja keni për të parë që nuk do prodhohen më lajme për tu tallur si kjo puna e kandidatëve për president, që më shumë se të tjerët e dijnë vet që nuk bëhen.