Në krah të Berishës dhe s’i druhen përjashtimit të Bashës! Vokshi: 11 dhjetori historik, më 18 anti-kuvend i ‘një shoqate’! Këlliçi ftesë kreut të PD: Eja votëbesohu në Kuvendin e delegatëve

TIRANË- Deputetët e reshtuar në krah të foltores së Berishës nuk i druhen përjashtimit të mundshëm nga Lulzim Basha, pas paralajmërimeve të bëra nga kreu i PD se do të zbatojë nenit 27 të statutit për ata që nuk i binden. 

Janë përplasur ashpër me të, por krerët e dy forumeve parnere, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi e shohin të pamundur ‘ndëshkimin’ përmes përjashtimit. 

“Nuk e di se nga mund të më përjashtojë Basha se unë jam atje ku janë demokratët. Kam qenë në PD kur motra Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD. Nëse duan të krijojnë një shoqatë, atëherë mund të më përjashtojnë nga shoqata, por unë jam anëtare e PD e nga aty askush smë përjashton dot”, u shpreh Vokshi. 


“Nëse ka ardhur dita që në PD të përjashtohet një demokrat se mendon ndryshe nga kryetari atëherë është një ditë e zezë, janë thirrje të bëra në panik e sipër për të penguar masivitetin në datën 11", u shpreh Këlliçi. 

Rreshtimi krah Berishës, për Vokshin e Këlliçin nuk është hakmarrje ndaj kryedemokratit, por nevojë për të ndjekur një proces që forcon partinë. 

“Kam ndjekur vullnetin e pjesës më të madhe të grave. Përtej asaj zgjedhjet e 25 prillit e nxorrën humbës zotin Basha. Dorëheqja është një akt normal. Ajo që shihet në dy lëvizjet është se lidershipi i PD do që të ruajë statusquonë, ndërsa Sali Berisha propozon ndryshime themelore. Berisha po na e bën më të lehtë ndryshimin, nuk ka lidhje e duam apo jo Lulzim Bashën si person, unë e kam mik që prej 1999 dhe shpresoj të vazhdoj ta kem mik, por përsa i përket PD, unë përkundrejt 2 alternativave, mes dikujt që dëshiron të ruajë karrigën në krye të një partie që po tkurret apo po zvogëlohet , dhe kemi Berishën që takon anëtarët me dëshirën për të ndryshuar dhe unë zgjedh alternativën për PD që unë dua, më të fortë dhe më demokratike", shprehet Vokshi. 


“Gjykoj që në atë rrugë ku po ecnim dhe në atë shtrat apatie ku ecnim, ishim në vdekje klinike si parti", tregon Këlliçi. 

Lulzim Basha e ka quajtur 11 dhjetorin miting, ndërsa Sali Berisha anti-Kuvend 18 dhjetorin, por cfarë do të ndodhë në optikën e Vokshit e Këlliçit? 
 

“Është kuvendi në të cilën vetë anëtarësia po e organizon, e cila ka në dorë fatin e demokratëve. Është një ditë e rëndësishme. Nga ana tjetër antikuvendi i 18 dhjetorit, është i organizuar dhe thirrur nga 28 vetë përkundrejt 11 dhjetorit që është kuvendi historik", tha deputetja. 


“Në 11 dhjetor do të jetë një festë e jashtëzakonshme e demokracisë. Do të ketë një rithemelim i PD, një amendim i statutit dhe një ditë feste e bashkimi që do të vendosim kursin tonë politik që ka vetëm 1 kundërshtar, Edi Ramën. Në 18 ka një tentativë për një antikuvend që nuk i shërben demokratëve. Ftoj Bashën të vijë në 11 të futet në votëbesim dhe nëse votëbesohet dhe merr një votë më shumë, ka legjitimitetin e plotë për të drejtuar PD”, tha Këlliçi. 

Kryedemokrati vendosi hapjen e garës në Forumin rinor dhe atë të gruas. Këllici dhe Vokshi  ndonëse e konsiderojnë atistatutor vendimin e kryedemokratit, shprehen të gatshëm për garën dhe thonë se i vetmi që pengoi zhvillimin e zgjedhjeve në këto dy struktura ishte vetë Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit