Në krye të PD Fier, një i arrestuar
për marrje rryshfeti dhe korrupsion
Në krye të partisë Demokratike të Fierit zgjidhet një ish i akuzuar për korrupsion. Luan Baçi, në zgjedhjet e djeshme në degën e Fierit. Luan Baçi është pezulluar nga detyra si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Fier, në vitin 2012, pas abuzimeve në dhënien e patentave.
Në krye të partisë Demokratike të Fierit zgjidhet një ish i akuzuar për korrupsion. Luan Baçi, në zgjedhjet e djeshme në degën e Fierit doli fitues me 209 vota, përballë tre kandidatëve të tjerë, Ervin Llakaturës, Vasil Ndrekos dhe Ilir Hilës. Shekulli shkruan, se sipas demokratëve kandidatura ka qenë e paracaktuar, madje ata kritikojnë ashpër të gjithë procesin duke e konsideruar të manipuluar. Sipas gazetës Shekulli, Luan Baçi , me profesion avokat, në vitin 2012 është pezulluar nga detyra si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Fier, pas akuzës për marrje rryshfeti dhe korrupsion pasiv.
Luan Baçi është pezulluar nga detyra sëbashku me tre zyrtarë të tjerë dhe disa drejtues autoshkollash private, pas abuzimeve në dhënien e patentave. Akuza ndaj tij, por edhe zyrtarëve të tjerë ka ardhur pas një hetimi 7 mujor. Nga hetimi i kryer dyshohet se punonjësit dhe drejtuesi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Fier, në kundërshtim me detyrën kanë kryer veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm duke shkelur normat e përcaktuara dhe kundrejt përfitimeve të paligjshme”, njoftonte policia pas ndalimit të zyrtarëve fierakë.
Në votim morën pjesë 411 delegatë nga të gjithë grupseksionet, ku 209 vota shkuan për kreun e ri të degës së Fierit, Baçin. Por vota e demokratëve, sipas shekullit, shkonte me imponim në favor të kandidatit të zgjedhur tashmë, ndërkohë që individë që nuk kishin qenë kurrë me Partinë Demokratike ishin pajisur me mandate delegate për t’u bërë pjesë e procesit. Sipas burimeve nga selia blu, edhe lista e anëtarëve të kryesisë ishte mbushur me persona të pashkolluar dhe jodemokratë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30