Në kryeministri “In memoriam, At Zef Pllumi”! Vijon TIFF, filma për të rritur e fëmijë! Mbrëmje poetike përmes tingujve pranë Katedrales Ortodokse

Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri në bashkëpunim me aktorin Arben Derhemi dhe kompozitorin Aulon Naçi organizon sot në orën 19.00 mbrëmjen artistike “In Memoriam, At Zef Pllumi”.

Në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse aktorët Anila Bisha dhe Neritan Liçaj interpretojnë sot në orën 19.30 në mbrëmjen artistike "Poezi përmes tingujve", të shoqëruar nga të rinjtë e talentuar Arlind Kamberi (kitarë) dhe Erin Xhaja (piano), të cilët do të interpretojnë edhe disa pjesë muzikore të përzgjedhura.

Ne kuadër të Javës së Dizajnit këtë mbrëmje në orën 18.00 në Galerinë Zeta në Tiranë prezantohen dy projektet "Para të ardhmes dhe "Kushton shumë të jesh i pasur" nga artisti Yonamine, të cilat pasohen nga një bisedë me artistin.

Në kuadrin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, organizon sot në orën 10.00 në sallën "Evropa",  veprimtarinë me temë: “Promovimi i mësimit të gjuhëve të huaja gjatë gjithë jetës si vektorë të rëndësishëm të edukimit qytetar dhe të suksesit profesional”.

Në Akademinë Teatrale të Teatrit të Operas, koreografi Angelin Preljocaj mban sot nga ora 14.00 në orën 16.00 një ‘masterlclass’ për të rinjtë me trupën e tij të baletit.

Me program të dedikuar për fëmijë e të rritur. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tirana Film Fest”(TIFF) vijon sot të shfaqë nga ora 10.30 në orën 22.30, video artistike, dokumentarë, filma vizatimorë dhe artistikë, në Liceun Artistik, kinema ‘Millenium’ dhe Qendrën dhe Artit “Agimi”.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)